Transmetuar më 27-08-2020, 15:21

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 141 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë testuar gjithsej 534 të dyshuar me koronavirus dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, autoriteti shëndetësor përkatës në Kosovë konfirmoi se në 24 orët e fundit rezultuan 141 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 6 të vdekur, të cilët kishin rezultuar pozitiv me Covid.

Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjakovë 19 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Lipjan, Mitrovicë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftim zyrtar.

/NOA.al