Transmetuar më 24-08-2020, 15:19

Bilanc tragjik në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare, 13 persona kanë vdekur nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë regjistruar edhe 99 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë shëruar 152 persona, gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i viktimave nga pandemia ka shkuar në 480 raste, ndërsa numri i të shëruarve është 8657. Ndërkohë, 3410 raste janë aktive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.

/NOA.al