Transmetuar më 23-08-2020, 23:20

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Skënderaj, konkretisht në fshatin Kllodernicë.

Një vajzë e mitur, 7-vjeçare ka humbur jetën asi u godit nga një automjet.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase një zyrtar i Policisë.

“Një vajzë 7-vjeçare, ka vdekur si pasojë e aksidentit. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kllodernicë të Skenderajt”, ka konfirmuar Avni Zahiti.