Transmetuar më 22-08-2020, 15:09
Foto ilustruese

Covid-19 vijon me bilanc të rëndë, ku në 24 orët e fundit virusi ka marrë 9 jetë në Kosovë.

Me viktimat e fundit shkon në 457 numri i personave që kanë ndërruar jetë prej koronavirusit qysh nga nisja e pandemisë.

Ndërkohë nga 455 testime të kryera, kanë rezultuar si të infektuar 169 raste të reja.

Me shifrat e fundit numri total i rasteve pozitive qysh nga nisja e pandemisë shkon në 12.337.

Rastet pozitive të infektimeve janë nga: komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjakovë 21 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.

Një ditë më parë u shënuan 10 viktima prej koronavirusit dhe 162 raste të reja. /a.y/noa.al