Transmetuar më 22-08-2020, 13:20

Qeveria greke ka marrë masa shtesë, teksa shifrat e infektimeve me koronavirus vijojnë të jenë të larta.

Për të frenuar përhapjen e Covid-19, qeveria greke ka vendosur mbulimin e shpenzimeve për maskat që do të përdorin nxënësit me nisjen e vitit të ri shkollor.

Maskat do të shpërndahen falas edhe në kopshte dhe universitete, si dhe mësimi do të zhvillohet me numër të reduktuar nxënësish, në mënyrë që të ketë distancë 1.5 metër, ku si mundësi parashikohet edhe mësimi online.

Teksa nisja e shkollës është parashikuar për në 7 shtator, pritet shtyrja e tij me një javë, për të përgatitur terrenin për zhvillimin e mësimit sipas kushteve të reja.

Ndërkohë me aktin e ri normativ, i cili është parashikuar që të jetë në fuqi deri më 31 gusht, me mundësi shtyrjeje për më tej, ndalohet qarkullimi nga ora 00.00 deri në 07.00 në 20 zona të vendit.

Zonat ku qarkullimi është i kufizuar është Athina periferia e Atikës, Athina, Maqedonia lindore, Thraka, Kreta, Selaniku, Larisa, Korfuzi, Mikonos, Halkidiki, dhe dissa ishuj.

Ndërkohë në ceremoni si dasma, pagëzime apo grumbullime të ndryshme, nuk lejohen më shumë se 50 vetë. Kush shkel këto rregulla rrezikon gjobë nga 3-5 mijë euro.

Deri më tani në Greqi kanë humbur jetën 238 persona si dhe janë infektuar në total 8.138 vetë. /a.y/noa.al