Transmetuar më 21-08-2020, 23:49

Ndarja para kohe nga jeta e këngëtares së mirënjohur Rainita Pupi ka tronditur tërë komunitetin artdashës, sidoemos atë fierak.

Ajo përveç se këngëtare ka qenë edhe mësuese dhe gëzonte një repsekt të veçantë në qytet.

Kanë qenë të shumtë, të afërm dhe miq, apo edhe ata që e kanë njohur, si dhe nxënësit e saj ndër vite dhe ata aktualë, që janë befasuar me lajmin e trishtë, duke kanë shprehur ngushëllime për humbjen e parakohshme të mësuses së tyre të dashur.

Pas nje beteje të gjatë, rreth 4 javore, dhe prej tre ditesh e intubuar në spital, ka humbur betejën me Covid-19 këngetarja e njohur e muzikës myzaqere Rainita Pupi.

Këngëtarja është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 52-vjeçare.

Ajo ndërroi jetë tek Infektivi në kryeqytet ku ishte prej ditësh nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet nëse kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Kohët e fundit familjaret e saj, edhe në media kanë kërkuar ndihmë për një mjekim më të specializuar për Rainitën, jashtë vendit.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ajo është ndarë sot nga jeta, duke pikëlluar familjarët, të afërmit si dhe të gjithë komunitetin fierak dhe atë artdashësh shqiptar.

Artistja Rainita Pupi la një repertor të gjerë këngësh, pas një karrierë të pasur artistike në Fier.

/NOA.al