Transmetuar më 20-08-2020, 15:47

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 471 persona si të dyshuar me koronavirus, prej të cilëve kanë rezultuar 158 pozitivë pozitivë.

Brenda 24 orëve është raportuar një shifër rekord: 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 12.006 nga 45.868 persona të dyshimtë me Covid.

Në total numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 438 deri tani.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar gjithsej në 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.

Rastet pozitive ditore në Kosovë janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dher Skenderaj.

Të dhënat e 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Disi më pozitive paraqitet situata në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 1 653 teste dhe prej tyre 118 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 3 viktima. Janë shëruar edhe 127 pacientë.

Rastet janë të shpërndara sipas qyteteve: Shkup-55, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-5, Prilep-9, Tetovë-6, Strugë-1, Vels-2, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-4, Gostivar-2, Strumicë -1, Kriva Pallanka -2, Koçan-1, Probishtip-1, Berovë-1, Vinicë-3, Dellçevë-2, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë -4.

/NOA.al