Transmetuar më 18-08-2020, 16:29

Mbetet shqetësuese situata COVID në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë testuar gjithsej 494 persona të dyshuar për infeksionin, prej të cilëve rezultuan 141 pozitivë.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes edhe si shkak i SARS CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 11.686 raste nga 44.927 persona të dyshimtë, me  virusin SARS-CoV-2, si dhe në total kanë ndërruar jetë 416 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 219 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.

Rastet e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

/NOA.al