Transmetuar më 17-08-2020, 17:16

Është arrestuar nga policia këngëtari i rrymës ‘rap’, teksa po xhironte klipin e fundit, nën akuzë se nuk kishte respektuar masat anti-Covid.

Reperi i ri shqiptar i njohur me emrin artistik ‘Kastro’, u prangos gjatë kohës që ishte duke xhiruar klipin e tij më të fundit.

Kastro është vënë në pranga nga policia e Maqedonisë së Veriut, duke u shoqëruar fillimisht në komisariat, për të dhënë shpjegime.

Më herët ai në klipe, është shfaqur edhe duke qëlluar me kallash në një lëndinë (foto+galeri).

Lidhur me ngjarjen e fundit, përmes një postimi në “Instagram” ai ka bërë me dije se është arrestuar për shkak të mos respektimit të masave, që janë ndërmarrë kundër përhapjes së koronavirusit.

“Unë sot jam arrestuar dhe u mora në pyetje nga organet kompetente, sepse kam qenë duke xhiruar klipin e ri, në mënyrë shumë të rregullt, me maska dhe distancë. Por sidoqoftë, pas disa orësh jam liruar. Kështu që për pak ditë shihemi me këngën e re”, – shkroi Kastro, mbi ngjarjen.

/NOA.al