Transmetuar më 16-08-2020, 12:11

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shëruar nga koronavirusi, dy javë pas infektimit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Xhavit Beqiri për gazetën Express.

“Gjendja e kryeministrit është e mirë. Nesër pritet me dalë në zyrë, por që do të iu njoftojmë për detaje”, tha Beqiri.

Hoti nesër duket se do të rikthehet në detyrë si kryeministër i Kosovës për të shkuar në zyrë dhe për të vijuar punën normalisht nga qeveria.

Një ditë më parë në Kosovë pati 9 viktima si dhe 145 raste të reja.