Transmetuar më 13-08-2020, 19:04

Mund të quhet makina e së ardhmes, dhe ekspertët kanë thënë se do të projektohet për të bërë 1 mijë e 600 kilometra me kosto të ulët.

Është prezantuar në Kaliforni, nga një prej kompanive më të njohura në botë.

E quajtur “Hyperion XP-1”, makina mund të udhëtojë deri në 1 mijë e 600 kilometra vetëm me një serbator të mbushur me hidrogjen dhe motorët e saj elektrikë kanë aftësinë të gjenerojnë deri në 1 mijë kuaj fuqi.

Për vetëm dy sekonda mund të kapë deri në 100 kilometra shpejtësi.

Makinat që përdorin qelizat e hidrogjenit si karburant janë mjete elektrike që e përdorin hidrogjenin për të gjeneruar fuqi brenda makinës në vend që të përdorin baterinë për ta akumuluar këtë energji. /k.k/noa.al/