Transmetuar më 11-08-2020, 11:45

Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e së hënës në Greqi, ku burri ka goditur me sëpatë gruan e tij.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në lagjen e Kalithea të Athinës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për krimin është bërë fakti se gruaja 54-vjeçare i ka kërkuar divorcin të shoqit 67 vjeç.

I moshuari, baba i dy fëmijëve nga martesa me gruan, nuk e ka pranuar këtë fakt dhe pas debatin me të shoqen e ka goditur me sëpatë.

Në pamje shihet gruaja e shtrirë përtokë, teksa kishte dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Aktualisht gruaja ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërkohë që pas ngjarjes, burri tentoi vetëvrasjen. /a.y/noa.al