Transmetuar më 10-08-2020, 06:23

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Egje cila po mban mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Fillimi i javës, më 10 Gusht 2020 moti pritet të jetë kthjellime dhe vranësira në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale deri në 10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  17/34°C

Zonat e ulëta  19/36°C

Zonat bregdetare 22/33°C

Parashikimi javor nga Shërbimi Metereologjik Ushtarak i Forcave Ajrore Shqiptare

Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit sa i përket javës që presim përpara!

Sipas modeleve të parashikimit, ditët e javës që presim përpara duket se do të “kopjojnë” njëra tjetrën dhe i gjithë parashikimi mund të mblidhet në një tablo të përgjithshme. Por çfarë pritet të ndodhë?

Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike (të cilave nuk po i hyjmë në detaje), të gjitha ditët duke filluar që nga ajo e Hënë deri të Premten ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodh fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marrin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrinë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.

Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje të territorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton intensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s. /noa.al/