Transmetuar më 07-08-2020, 20:25

Mediat e huaja e kanë cilësuar shpesh bregdetin shqiptar një nga perlat e pazbuluara të Mesdheut.

Nga Velipoja dhe deri në Sarandë, ka shumë bukuri natyrore ende të paeksploruara dhe të pashfrytëzuara nga turistë vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rana ka ndarë sot disa foto nga Gjiri i Filikurit.

Në rubrikën "BeautifulAlbania", pamjet tregojnë se bregdeti shqiptar mund të krahasohet me plazhet më tërheqëse në botë.

Turizmi është një ndër sektorët kryesore të ekonomisë sonë, por kërkon gjithnjë më shumë vëmendje për të sfiduar konkurrencën e egër me vendet e tjera të rajonit.

/NOA.al