Transmetuar më 07-08-2020, 12:16

Koronavirusi i ka marrë jetën një inxhinieri pyjesh në Shqipëri, duke mos ia dalë dot pavarësisht trajtimit në spitalin Infektiv.

Viktima është Ferdin Liçaj, i cili është ndarë nga jeta pasditen e djeshme, duke mos iu mbijetuar komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije miku i tij Xhafer Meçe.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Të nderuar miq, u nda nga jeta njeriu im i dashur Ferdin Liçaj. Ai nuk mundi ti mbijetoj virusit të tmerrshëm qe e preku përpara disa ditësh. Lajmi i largimit të tij nga kjo jetë më ka shokuar dhe më ka shkaktuar një boshllëk të madh shpirtëror. Ferdini ishte model i njeriut, i ditur, i edukuar, i dashur dhe tepër njerëzor. Ai ishte një ekspert i talentuar dhe me aftësi të rralla në fushën e mjedisit dhe të pyjeve. Projektet e tij të shumta në këtë fushë janë modele tepër profesionale dhe të punuara me pasion e talent të veçantë. Unë kam pasur lidhje të ngushta me Ferdinin jo vetëm si i afërm i tij por e kisha edhe si model të intelektualit dhe eruditit me dije të shumëanshme. Sa shumë kam mësuar nga Ferdini dhe sa shumë do të më mungojë. Lutem që shpirti i tij të gjej prehje në paqen e përjetshme. Zoti u kujdestë për këtë shpirt të bukur dhe i rezervoftë vendin e merituar në parajsë. Lamtumirë i dashuri tim Ferdin”.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. /a.y/noa.al