Transmetuar më 07-08-2020, 08:26

Një krim i tmerrshëm u shënua pasditen e kësaj të enjteje në Pogradec, ku djali vrau nënën e tij të moshuar.

44-vjeçari Olsi Çekiçi vrau me thikë dhe më pas i preu kokën të ëmës Firdes Çcekiçi, për ta varur tek porta e shtëpisë, gjithçka teksa vajza e tij 15 vjeçe ishte në banesë.

Ka qenë pikërisht e mitura ajo që ka njoftuar policinë, kur ka parë të atin që po qëllonte gjyshen, pasi u largua me shpejtësi me biçikletë nga shtëpia, prej frikës.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, Olsi po tentonte të vriste edhe të vëllanë, por krimi u parandalua nga uniformat blu.

Në dëshminë e dhënë nga e mitura në polici, i ati para krimit mësohet ti ketë thënë gjyshes “Boll jetove”.

Kujtojmë se Olsi Çekiçi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje. /a.y/noa.al

Ngjarja horror në Pogradec, i këputi kokën nënës dhe e nxori në oborr, flasin fqinjët

Ngjarje tronditëse në Pogradec/ I biri masakron për vdekje nënën e tij, arrestohet nga policia