Transmetuar më 06-08-2020, 22:09

Tronditet Saranda në orët e mbrëmjes, nga të shtëna armësh.

Krismat e armëve u dëgjuan në kodrën mbi rrugën nr 5, të qytetit të Sarandës, e njohur ndryshe si "Kodër Gjashtë".

Policia tha se rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia raportohet se nuk ka gjetur as gëzhojat e plumbave, sikurse edhe autori nuk është identifikuar ende.

/NOA.al