Transmetuar më 06-08-2020, 21:37

Ngjarja e rëndë e Pogradecit ku i biri vrau  të ëmën si dhe plagosi vëllain, ka marra përmasa tronditëse.

Olsi Çekiçi 44-vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka masakruar me thikë për vdekje nënën e tij.

Gjithashtu ai ka goditur edhe të vëllain i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se 44-vjeçari e ka copëtuar trupin e nënës së tij Firdes Çekiçi, 70-vjeçe, ndërsa koka e saj është gjetur në oborr.

Disa nga fqinjët thanë se autori është babai i një vajze.

Po ashtu sipas informacioneve bëhet me dije se Olsi Çekiçi njihej si një person problematik.

Të frikësuar ata janë shprehur se edhe pse ai ndalohej nga policia lirohej sërish.

Banorët apeluan ndaj policisë dhe mjekëve që të marrin masa dhe të tregohen të kujdesshëm, pasi një ngjarje të tilla tronditëse të mos përsëriten.

Viktima Firdes Çekiçi, – i thënë një banor i fshatit Abc News, – ishte një grua e nderuar në fshat.

Të gjithë shprehen se janë tronditur nga ngjarja.

“E kemi komshi, ishte problematik. Tre herë ka shkuar në Elbasan, e kanë nxjerrë. Edhe policia e ka nxjerrë. Nënën e kishin shumë të mirë. Kishin grindje familjare”, – shprehet një nga fqinjët.

Një tjetër nga fqinjët tha se 44-vjeçari njihej prej kohësh si person problematik, por edhe pse në burg ka dalë për shkak të problemeve mendore.

“Nuk kishte nënë më të mirë. Familje e mirë. Ishte i divorcuar dhe kishte një vajzë. Më tronditëse se kaq nuk ka ku të shkojë, të therësh nënën, nuk ka krim më të madh. Përgjegjësi duhet të mbajë mjeku që e ka nxjerrë. Ai ishte njeri problematik”, – u shpreh një tjetër banor i fshatit.

Olsi Çekiçi raportohet  të jetë divorcuar disa kohë më parë.

Ai madje ka qenë edhe i dënuar, për trafik dhe njihej si konsumtator i lëndëve narkotike, përveç se ishte me kartelë prej kohësh, pas problemeve të shëndetit mendor.

/NOA.al