Transmetuar më 06-08-2020, 16:57

Një sasi e madhe droge është kapur në një kamion në Doganën e Bllatës, në Dibër.

Mësohet se në mjetin me targa AA 450 YE u kap dhe sekuestrua sasia prej 200 kilogramë drogë e dyshuar kanabis sativa.

Po ashtu është arrestuar edhe shoferi i kamionit me logo mobilerie, Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës.

Kamioni po shkonte drejt Maqedonisë së Veriut, por nuk ka të dhëna mbi vendin ku është ngarkuar lënda narkotike.

Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e mjetit. /k.k/noa.al/