Transmetuar më 06-08-2020, 14:26

Një djalë në Tiranë ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, ndërsa më tej ka abuzuar seksualisht me të.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bregu i Lumit, ku i riu i moshës 24-vjeçare, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Ka qenë e dëmtuara ajo që ka bërë denoncim ndaj tij, duke çuar në prangosjen e të riut.

Efektivët e komisariatit Nr. 3 bënë arrestimi në flagrancë të I. I., 24 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. /a.y/noa.al