Transmetuar më 06-08-2020, 11:19

Vëllezërit Shera të arrestuar për vrasjen e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, pas arrestimit nga policia kanë pranuar krimin.

Ata kanë thënë se e kanë bërë gjithçka për të shpëtuar nderin e familjes, duke e akuzuar viktimën për veprime të pahijshme ndaj nënës së tyre.

“Shkonte në shtëpinë tonë, kur ne nuk ishim. I kërkuam që të hiqte dorë, por s’dëgjonte. Ishim konfliktuar dhe më parë. Shkonte kur ne nuk ndodheshim aty”, kanë thënë para hetuesve Sajmir Shera 30 vjeç dhe Arsil Shera 20 vjeç.

Sipas tyre, krimi ndodhi pasi nuk kishin arritur që ta bindnin të moshuarin që të hiqte dorë nga e afërmja e tyre.

Dy vëllezërit Shera akuzohen se e vranë me breshëri kallashnikovi taksistin që punonte në të zezë, jashtë mjetit të tij, në rrugën nacionale Fushë Krujë- Vorë, në kryqëzimin e rrugës së Rinasit, për tu zhdukur më tej.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin tip ‘Volkswagen’, të cilin e kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin. /a.y/noa.al

Kush janë dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e taksistit, njëri i dënuar më parë

Vrasja e Budllës në periferi të Tiranës, kapen dy vëllezër/Emrat