Transmetuar më 06-08-2020, 09:25

Të rinjtë që shihni në fotografi janë dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla, në zonën e Fushë Prezës, pasditen e 3 gushtit.

Të arrestuarit janë Sajmir Shera, 32 vjeç, i dënuar më parë dhe Arsil Shera, 20 vjeç, banues në Rinas, Krujë, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që shkaqet nuk bëhen me dije.

Dy vëllezërit Shera e vranë me breshëri kallashnikovi taksistin që punonte në të zezë, jashtë mjetit të tij, në rrugën nacionale Fushë Krujë – Vorë, në kryqëzimin e rrugës së Rinasit, për tu zhdukur më tej.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin tip ‘Volkswagen’, të cilin e kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin.

Aktualisht vijojnë hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al

Vrasja e Budllës në periferi të Tiranës, kapen dy vëllezër/Emrat