Transmetuar më 06-08-2020, 08:28
Mihal Thimjo

Zbardhet krimi i ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Poliçan-Suhë, Gjirokastër ku u gjet i pajetë 57-vjeçari Gëzim Saraçi.

Pas 6 orë kërkimesh dhe kontrollesh në të gjithë zonën u bë i mundur lokalizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar të vrasjes.

Policia gjeti dhe sekuestroi në një banesë tjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin Poliçan-Suhë ishte gjetur i pajetë 57-vjeçari, u organizua puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet intensive, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorit.

Rreth 50 forca policore, pas 6 orë kërkimesh, krehje të zonës, kontrolleve në disa ambiente dhe banesa të dyshuara dhe falë përdorimit të metodave proaktive, bënë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit, kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i Mihal Thimjo, 33 vjeç, banues në Dervician, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta Gëzim Saraçin, 57 vjeç, banues në Humelicë, Gjirokastër, duke i shkaktuar vdekjen.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Si nisi sherri- Viktima dhe i dyshuari kishin njohje familjare me njeri tjetrin dhe drekën para krimit kishin qenë bashkë në një lokal në Zagori, në fshatin Poliçan.

Dyshohet se një konflikt i momentit ka sjellë përplasjen fizike, ku dyshohet se Saraçi ka qëlluar i pari Thimjon dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me levë hekuri.

Gjatë ndalimit 33-vjeçari u konstatua me dëmtime në shpatull dhe këmbë./a.y/noa.al

E vrau dhe më pas telefonoi familjarët, detaje të reja nga krimi në Gjirokastër