Transmetuar më 05-08-2020, 20:23

Kreu i sindikatës së mjekëve në Gjermani tha se vendi i tij është aktualisht në mesin e valës së dytë, dhe kjo situatë ka ardhur ngaqë edhe njerëzit kanë injoruar rregullat e distancimit social.

Një valë e dytë e koronavirusit duket se e ka goditur Evropën, pasi Spanja po rikthen bllokimet. Raste të dukshme në rritje raportohen edhe në Greqi.

Zyrtarët francezë paralajmërojnë se mund të humbin kontrollin, në çdo moment.

Komiteti i lartë shkencor i Francës ka paralajmëruar se virusi është vënë nën kontroll për momentin, por ai "mund të çojë në çdo moment në një skenar që mund të jetë edhe më pak nën kontroll".

Destinacionet e zakonshme për pushime të Europianëve, të tilla si Spanja, Greqia dhe Italia – të cilat fillimisht kanë mirëpritur me guxim turistët për të shpëtuar ekonomitë e tyre – tani kanë frikë nga ‘ringjallja’ e virusit, ndërsa numri i vdekjeve globale sot shkoi në 700,000 njerëz.

Greqia regjistroi dje 121 raste të reja, që është raporti më i lartë ditor që nga 22 prilli, prandaj edhe kryeministri i këtij vendi iu kërkoi qytetarëve që të respektojnë rigozorisht rregullat dhe të mbajnë distancë sociale.

Italia – dikur vendi më i goditur i Evropës – ka arritur të shmangë një valë të dytë, por dy anije lundrimi tani janë vendosur në karantinë, në portin Civitavecchia të Romës.

Spanja shënoi 8,500 raste të reja gjatë fundjavës; një zonë turistike e njohur në Majorca është mbyllur dhe dy qytete në veri të Madridit janë futur thuajse në karantinë.

Por si kanë ndryshuar rastet e Covid-19 në Spanjë, Belgjikë, Finlandë, Greqi, Francë, Irlandë, Gjermani, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Luksemburg dhe Evropë, në përgjithësi gjatë ditëve të fundit.

Treguesit dyjavorë tregojnë se shumica e vendeve në Evropë kanë raportuar një rritje prej 25 deri në 200 përqind të rasteve, në dy javët e kaluara

Sot Finlanda njoftoi se planifikon të rivendosë për të punuar nga shtëpia sa herë që të jetë e mundur, për shkak të një rritje të rasteve të COVID-19.

Deri në 1 gusht, rastet në Finlandë ishin rritur me më shumë se 300 përqind për dy javë.

Autoritetet shëndetësore finlandeze thanë se 29 raste të reja ishin regjistruar gjatë 24 orëve, duke e rritur numrin e shtatë ditëve në 98 nga 52 që ishte më parë, raportoi Reuters.

Mesatarja e të infektuarve gjatë javës për secilin vend dje dhe sot krahasuar me dy javë më parë:

Spanja: 3,172/ 1,437

Gjermania: 733/460

Belgjika: 555/198

Finlanda: 11/10

Greqia: 82/24

Franca: 1,219/719

Irlanda: 46/19

Italia: 276/218

MB: 801/638

Luksemburg: 77/104

/NOA.al