Transmetuar më 05-08-2020, 14:26

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Caserta, i akuzuar se kishte kthyer një vajzë në skllave, të cilën e shfrytëzonte si prostitutë.

Roli i shqiptarit, i cili rezultonte me një sërë precedentësh penalë, ishte ai i tutorit, pasi e kishte blerë viktimën nga një person tjetër, duke e detyruar nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit me vdekje, që të prostituohej.

Vajza, origjina e së cilës nuk bëhet me dije, detyrohej që të jetonte në kushtet e mbijetesës, duke qëndruar për ditë të tëra pa ushqim, ndërsa qëndronte e mbyllur në një banjë, në apartamentin e shqiptarit.

Të dëmtuarës i lejohej që të dilte vetëm në vendin ku duhet të prostituohej, si dhe i jepeshin prezervativë me vete.

Shqiptari i arrestuar këtë të martë, kishte blerë në tregun e prostitucionit një vend ku e dëmtuara mund të ushtronte aktivitetin në zonën industriale të Frosinone nga një prej personazheve të arrestuar më 27 korrik, si pjesë e një bande kriminale.

Viktima, e cila dhunohej vazhdimisht, i ishin marrë dokumentet, dhe shfrytëzohej si prostitutë nën kërcënim. /a.y/noa.al