Transmetuar më 05-08-2020, 12:34

Një operacion policor i koduar “Panariti” ka vënë në pranga pesë persona të cilët qëllonin me armë zjarri duke krijuar panik tek banorët.

Mes tyre ishte edhe një vajzë e cila kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës se në afërsi të fshatit Panarit, Skrapar, po qëllohej me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së të martës, uniformat blu u organizuan, duke zhvilluar dhe finalizuar operacionin.

Për shkak të errësirës dhe sigurisë së jetës të punonjësve të policisë, gjatë natës është rrethuar zona dhe janë mbajtur në vëzhgim me dylbi nate, pesë personat që herë pas here qëllonin me armë zjarri në ajër, duke terrorizuar banorët.

Me rënien e ndriçimit, shërbimet e policisë janë afruar dhe u kanë bërë thirrje të mos bënin asnjë veprim, por t’i bindeshin urdhrit të policisë.

Personat, kur kanë parë uniformat blu, kanë tentuar të largohen me vrap duke hedhur armët e zjarrit në një zonë të pyllëzuar, por janë kapur gjatë ndjekjes nga policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i mjeteve motorike” “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, i së resë Roada Dollani, 25 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Po ashtu u vunë në pranga Daniel (Erion) Daja, 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, Mateo Shkurta alias Aldo Daja alias Soni Daja, 35 vjeç, Ahmet Saraçi, 43 vjeç dhe Florian (Aurel) Mihaj (Xhindi), 33 vjeç, banues në Berat;

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi një motomjet të dyshuar të vjedhur, i trafikuar nga vendet e Bashkimit Europian, një sasi të vogël lënde narkotike, një sasi prej 1.636 farash të dyshuara kanabis sativa, tri armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilën lëviznin autorët.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al

Pesë persona terrorizojnë banorët me të shtëna, mes tyre një femër. Ju gjenden armë dhe drogë LAJMI:https://noa.al/lajmi/2020/08/2180451.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mercredi 5 août 2020