Transmetuar më 05-08-2020, 11:12

Policia del me deklaratë lidhur me katër familjarët e zënë nga stuhia në mes të detit në Himarë.

Bëhet me dije se Policia Kufitare dhe roja bregdetare kanë shpëtuar tre persona që rrezikuan të mbyteshin në det, të cilët kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos.

Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit Robert Rama, Fatjon Resulaj, dhe Avdyl Rama, ndërsa shtetasja Mirela Rama, u nxorr e vdekur pak më vonë, nga kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al

Pjesëtarët e një familje i zë furtuna në det. Shpëtohen tre, kërkohet gruaja