Transmetuar më 03-08-2020, 23:58

Në Maqedoninë e Veriut është raportuar viktima e 500 nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore atje thanë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 74 raste të reja dhe tre humbje jete.

Në total raportohet për 11 mijë e 128 të prekur, 500 viktima dhe 3 mijë e 656 raste aktive.

Por pavarësisht kësaj situate, duket se qytetarët nuk po kontribuojnë për të penguar përhapjen e virusit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes Facebook-ut edhe një herë u bëri thirrje kryesisht të rinjve që t’i zbatojnë rekomandimet. /k.k/noa.al/