Transmetuar më 03-08-2020, 20:36

Këngëtarja e mirënjohur, Ledina Çelo, gjatë këtyre ditëve ka ardhur me pushime në jug të vendit.

Ajo jeton prej kohësh në Gjermani, me familjen, por ka preferuar që pushimet, ashtu si në vitet e tjera, t’i kalojë gjithmonë në vendilindjen saj.

Nga Vlora ku ndodhet aktualisht, Ledina ka publikuar në Instagram një foto tejet provokuese, në ambjentet e një hoteli, mes fotove të tjera nga pushimet në bregdetin e Vlorës.

Reagimet kanë qenë të shumtë. Jonida Maliqi e ka konsideruar "bishë", në një koment të saj. Por më i veçantë duket komenti i kompozitorit Osman Mula.

"26 vjet para të besova këngen: E doni dashurinë, kënduar së bashku me Zhegun. Sukses i plotë. Ti je këngëtare e mrekullueshme, e bukur si rreze drite, dhe një vajzë e shkëlqyer. Të përqafoj me mall", ka shkruar në koment kompozitori i shquar për Ledina Çelon.

/NOA.al