Transmetuar më 28-07-2020, 17:55

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica, sqaroi sulmin e pretenduar nga dy kolegët e LDK në korridoret e Kuvendit të Kosovës.

Ai shprehet se doli i fundit dhe e zunë në befasi Kujtim Shala dhe Arben Gashi.

Kjo mund të provohet sipas tij nga kamerat e Kuvendit.

“Ashtu siç deklaroi deputetja, kolegia ime sot në mbledhjen e sotme kemi pasur për raportim ministren e MPJD-së dhe në kuadër të dèbatit ne si deputet kemi nisur një iniciativë e cila e shfaq degradimin në atë ministri, nepotizmin".

"Në komision ka qenë një qasje selektive dhe na është pamundësuar mundësia të ngrisim skándalet që është përfshirë sistemi ynë diplomatik".

"Ekzistojnë edhe xhirimet edhe në korridor kur ka ndodhur sulmi. Në momentin kur unë kam filluar t’i shpalos pròblematikat kanë filluar sulmet verbale. Deputeti Arben Gashi ka përdorur presion verbal".

"Me të përfunduar mbledhja e komisionit unë mbeta pak më vonë për të dalë sepse me vete kishte dokumente të shumta dhe kam mbetur në sallën e komisionit dhe në momentin kur kam dalë në korridor në befasi jam sulmuar fizikisht nga deputetët Kujtim Shala e Arben Gashi”, theksoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Nuk ka ende një reagim nga partia e tij, apo denoncim, mbi ngjarjen.

/NOA.al