Transmetuar më 23-07-2020, 20:37

COVID-19 është harruar në vendin ku shpërtheu pandemia. Për krizë ekonomike nuk bëhet fjalë, në vendin që udhëhiqet nga Partia komuniste.

Përkundrazi, Kina po rivalizon SHBA-të, në misionet e saj hapësinore, misione që dihet se kanë një kosto marramendëse.

Raketat kineze shpërthyen sot dhe u nisën për në planetin e kuq", raporton NOA.al.

Këto janë pamjet nga ngritja e raketës "Long 5" lëshuar nga hapësira hapësinore Wenchang në ishullin Hainan. Ajo mban një robot me gjashtë rrota të quajtur Tianwen-1, ose ndryshe do të thotë "Pyetje për në Parajsë", e cila është projektuar të studiojë sipërfaqen e Marsit.

"Tianwen-1" është një nga tre misionet që nisen për në Mars prej 11 ditësh. Të hënën, Emiratet e Bashkuara Arabe lëshuan satelitin e tyre "Hope" dhe javën tjetër do të jetë radha e NASA-s.

"Tianwen-1" u ngjit me sukses në hapësirë përmes "shtatë minutave" – koha që duhet për një anije kozmike për të bërë udhëtimin nga maja e atmosferës së tokës për t’iu drejtuar Marsit.

/NOA.al