Transmetuar më 23-07-2020, 16:33

Joleza Koka, ish-kryetare e FRESSH, aktualisht pjesë e strukturave socialiste, si dhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, është duke kaluar pushimet në Ksamil të Sarandës, zonë kjo e konsideruar ndër më tërheqëset, në jugun e vendit.

Prej andej ajo iu është përgjigjur kritikave që kanë ngritur shpesh tursitët për çmimet e larta.

Joleza, duke pasqyruar sot përmes fotove dhe me një video, pamjet mahnitëse rreth bukurive që afron natyra bregdetare e Ksamilit, tha: Për të gjithë ata që ankohen për çmimet në jug, ja ku e keni Ksamilin me 8 euro. Një nga plazhet më të bukur në botë është 1000 Lek", u shpreh ajo.

Ashtu si në tërë vendin, për shkak të pandemisë, duket se bregdeti shqiptar këtë vit nuk e ka më gjallërinë e dikurshme.

Kudo ka më pak frekuentues dhe kryesisht janë turistë vendas, ndonëse Ksamili konsiderohet gjerësisht si një ndër perlat e pazbuluara të Mesdheut./NOA.al