Transmetuar më 23-07-2020, 11:26

Pak para nisjes së takimit në Bruksel, për dialogun me Serbinë, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, jep një mesazh.

Ai deklaron se dialogu nuk ka alternativë, por se dialogu teknik ka përfunduar.

“Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, shkruan Hoti.

Ai shton se Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë. /a.y/noa.al