Transmetuar më 21-07-2020, 20:49

Pas serbëve, Dua Lipa zgjon edhe ‘tërbimin’ e ekstremistëve grekë, "bëj ADN-në, del edhe ti me origjinë helene"

Këngëtarja 25-vjeçare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e lindur në Angli nga prindër kosovarë, bëri publike një foto në Instagram, në rrjetin social ku ajo ndiqet nga rreth 50 milion ndjekës, të flamurit të famshëm të Shqipërisë Autoktonte, me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, që fluturoi mbi Beograd në një ndeshje futbolli mes Serbisë dhe Shqipërisë, më 2014.

Por nëse është pritur mirë dhe ka entuziazmuar miliona shqiptarë, dihej se kjo të kishte reagime të ashpra nga nacionalistët serbë. Si të mos mjaftonte reagimi i shumtë i serbëve, për flamurin me themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemali, krahas luftëtarit tjetër shqiptar, Isa Boletini,  i cili udhëhoqi luftën kundër Serbisë në 1910, me qindra reagime të ashpra kanë ardhur edhe nga ekstremistë grekë.

Harta sipas tyre, përmes disa artikujve në vendin fqinj, përfshin territoret greke të Vorio Epirit, deri në Thesprotia si dhe Korfuz. Në fund, ekstremistë grekë, habiten kur nga kjo hartë shohin të shkruar fjalën "Autoktonë", d.m.th. indigjene, sikurse pretendimi se këto territore u përkasin shqiptarëve, sepse kanë jetuar në to për vite dhe nuk kanë lëvizur.

"Ata e kanë Erdoganin si mësuesin e tyre, kjo është arsyeja pse ata po e bëjnë këtë. Ata do të shkojnë në ferr me hartat e tyre, për të mësuar historinë", shkruan një komentues.

"Fjala autokton është greke. Lëreni që ajo të bëjë testin e ADN-së dhe do të zbulojë origjinën e saj të vërtetë", thotë një komentues tjetër. Ka pasur edhe fyerje ndaj këngëtares, deri në foto të montuara.

Por një komentues tjetër është shprehur se nuk "kërcënohemi nga një vendi plotësisht i dobët. Një vend  ushtarakisht in-ekzistent dhe i bazuar financiarisht nga industria e drogës e cila ushqen qeveritë përkatëse të tij", prandaj edhe u bën thirrje komentuesve të shumtë ekstremistë grekë, që mos merren me pretendimet e Dua Lipa.

/NOA.al