Transmetuar më 21-07-2020, 20:01

Një shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital grek pasi ishte infektuar me koronavirus, raporton noa.al duke cituar një komunikatë që lëshoi spitali i Patrës në Greqi.

Burri shqiptar, 68 vjeç, ishte shtruar në spitalin universitar në Patra, pasi ishte prekur nga COVID-19.

Në orën 15.45 të ditës së djeshme ai ndërroi jetë pasi gjendej prej disa ditësh nën terapi intensive dhe intubim me frymëmarrje të drejtuar.

I ndjeri ishte shqiptari i parë që njoftohet publikisht si i vdekur nga koronavirusi në vendin fqinjë. /noa.al/

Spitali në Patra ku ndërroi jetë shtetasi shqiptar