Transmetuar më 17-07-2020, 21:09

Qindra qytetarë kanë pritur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me valle e flamuj në dalje të kufirit Shqipëri-Kosovë.

Qytetarët ishin mbledhur në Vermicë, në pritje të Thaçit, i cili u kthye sot nga Haga pas intervistimit 4-ditor nga Dhomat e Specializuara.

Më herët, Thaçi njoftoi në Facebook se ditën e nesërme do të flasë për 4 ditët e kaluara në Hagë:

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”.