Transmetuar më 17-07-2020, 17:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer sot në Kosovë, pas katër ditë qëndrimi në Hagë, ku u mor në pyetje nga Prokurori Special.

Rreth orës 17:00 ai mbërriti në Aeroportin e Rinasit, dhe u nis drejt Kosovës.

Thaçi pritet të japë më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë, pasi të mbërrijë në Kosovë, pasi në Shqipëri nuk preferoi t’i përgjigjej interesit të medias.

“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi.

Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë. /k.k/noa.al/