Transmetuar më 14-07-2020, 12:31

Shitësit me pakicë dhe forcat e policisë janë përplasur sot mbi rregullat e reja të qeverisë, që do t’i bëjë maskat të detyrueshme në të gjitha dyqanet dhe vendet e tjera ku ka grumbullime njerëzish.

Blerësit dhe qytetarët që nuk arrijnë të përmbushin detyrimet, do të gjobiten me 100 paund, ose ekuivalent me rreth 120 euro, sipas rregulloreve të reja që hyjnë në fuqi të Premten, 24 Korrik, raporton NOA.al.

Por masat kanë ngjallur konfuzion midis shitësve me pakicë, të cilët nuk dinë si të merren vesh me klientët që nuk zbatojnë rregullat.

Një ministër britanik tha se ne nuk kemi ndërmend të vëmë një polic për çdo dyqan, por këto masa shtoi ai do të aplikohen në çdo dyqan, apo ambjent të mbyllur, edhe në zyrat e shtetit. Kush do të kapet pa maskë do të gjobitet.

Edhe vendi ynë e ka hedhur idenë për ta bërë të detyrueshme me ligj përdorimin e maskës, madje kush nuk e respekton këtë vendim, do të gjobitet.

Koronavirusi po shënon sërish rritje të rasteve dhe masat po vijnë duke u shtrënguar në vende të nbdryshme të Europës. /NOA.al