Transmetuar më 14-07-2020, 07:11

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e pozicionuar në Europën qendrore e cila po influencon mot të stabilizuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në jug e juglindje të vendit. Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me 1-10m/s.

Temperaturat parashikohen :

zonat malore 13°C deri në 28°C

zonat e ulëta 18°C deri në 34°C

zonat bregdetare 16°C deri në 33°C

E Martë dt 14 Korrik 2020, Shqipëri

Sot, moti do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore të pasuara nga reshje të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi maksimale deri në 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  11/24°C

Zonat e ulëta  15/31°C

Zonat bregdetare 19/30°C

Kosova për ditën e Martë 14 Korrik 2020

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të mesatare dhe reshje shiu të izoluara. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në26°C gradë Celsius.