Transmetuar më 14-07-2020, 03:58

Një shtetas francez u gjet i vdekur në qelitë e paraburgimit ku ndodhej prej disa ditësh, pasi u dënua për abuzim seksual me të paktën 305 fëmijë të mitur dhe disa vajza e gra.

Francois Abello Camille, 65 vjeç, vdiq në qelitë e izolimit të përkohshëm policor në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, raporton noa.al duke cituar mediat lokale.’

Vdekja e francezit erdhi tre ditë pasi u përpoq të vriste veten.

“Ai kishte tentuar vetëvrasjen të enjten, por rojet e burgut e zbuluan dhe e ndaluan të ndërmerrte një vendim të tillë. Gjendja e tij ishte e qëndrueshme një ditë më vonë, por më pas u përkeqësua për shkak të dëmtimit të trurit, nga mungesa e oksigjenit pas përpjekjes për vetëvrasje”, tha zyrtari policor, Yusri Yunus.

Francois Abello Camille u arrestua në një hotel në Xhakartë muajin e kaluar, pas ankesave në polici se ai kishte kryer abuzime seksuale me gra dhe fëmijë të mitur. Kur ata nuk pranonin, ai bëhej i dhunshëm.

Shefi i policisë së Xhakartës Nana Sudjana tha se, shumica e viktimave ishin fëmijë në rrugë, të cilëve Abello u kishte premtuar punë si modele.