Transmetuar më 13-07-2020, 23:03

Dëshira për të luajtur sa më parë duhet ta ketë pushtuar Donald Trump. Presidenti Shteteve të Bashkuara ka qenë kaq i angazhuar sa ka harruar ndihmësin e tij, që është kapur pas makinës së golfit.

Kjo është ajo që ka ndodhur në Trump National Golf Club në Sterling, në Virxhinia, një nga pronat e Donald Trump.

Në videon e postuar nga gazetarja Kelly O’Donnell shihet presidenti që nis makinën me shpejtësi për të arritur në gropën tjetër, pa u kujdesur për ndihmësin që kapet nga pas.

Kushedi përse Trump e ka drejtuar vetë makinën, e mbi të gjitha, përse nuk e ka lënë të ulet pranë ndihmësin e tij, duke qenë se vendi ishte.

Më poshtë keni pamjet: