Transmetuar më 13-07-2020, 10:11

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të merret sot në pyetje lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Para Prokurorisë speciale në mbështetje të Thaçit, qysh në mëngjes, është vendosur një flamur kuq e zi me logon e UÇK-së.

Mësohet se autori i vendosjes së flamurit është Valon Avdija nga Istogu, i cili jeton në Belgjikë.

Thaçi do të merret në pyetje si ish-drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lidhur me afro 100 vrasje të ndodhura gjatë luftës me Serbinë.

Një javë më parë zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, njoftoi se ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila e ngarkon Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të tjerë me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. /a.y/noa.al