Transmetuar më 11-07-2020, 23:11

Lufta mes klaneve rivale të drogës në Meksikë për territor dhe pushtet është diçka e zakonshme, por tashmë ka marrë një kthesë të re pas vrasjes së nipit të Joaquin ‘El Chapo’ Guzman.

Autoritetet ligjzbatuese meksikane bëjnë me dije se 45 vjeçari Enrique Guzmán u gjet i vrarë në makinën e tij në rrethinat e “El Ranchero” në shtetin e Culiacan. Në trupin e tij u gjetën disa plumba.

Kjo vrasje mund të shkaktojë një valë të re gjakderdhje në Meksikë, për shkak se karteli i “El Chapo” do të kërkojë hakmarrje për këtë ekzekutim.

Që në momentet e para kur u mësua për ngjarjen persona të armatosur e të maskuar rrethuan rrugët kryesore në Culiacan, për të kontrolluar mjetet.

Policia meksikane ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen.