Transmetuar më 10-07-2020, 16:52

Puna nga shtëpia është e njohur kudo në botë, gjatë viteve të fundit. Por një prej ishujve më tërheqës në botë, pas izolimit, po përballet me mungesën e fuqisë punëtore. Kjo për arsyen, se shumë nga të punësuarit sezonalë, nuk kanë më mundësi të udhëtojnë atje, si më parë.

Por ishulli i Karaibeve ka gjetur një zgjidhje. Kryeministrja e Barbados, Mia Mottley, tha se qeveria e saj po mendon t’i lejojë të punësuarit e huaj, që të qëndrojnë dhe të punojnë nga shtëpia për një vit.

Mottley tha që ligjvënësit po shqyrtojnë projektiligjin e ri, që do të prezantohet me emrin "Mirëseardhja 12-mujore", duke përmendur se kufizimet për shkak të pandemisë e kishin bërë udhëtimin afatshkurtër më të vështirë, për shkak të testimeve të kërkuara në këto momente", raporton NOA.al.

Të punësuarit në sektorin e turizmit, duhet të njohin platformat dixhitale, dhe duhet të jenë kryesisht nga Europa, SHBA dhe Amerika Latine, pa specifikuar se nga cilit shtet janë.

"Ju mund të punoni nga Evropa, ose SHBA, ose Amerika Latine, dhe nëse mund të vini këtu, të punoni për dy muaj, do të keni kohë që të ktheheni sërish," tha ajo në një fjalim javën e kaluar, sipas Uebfaqjes së Shërbimit të Informacionit të Qeverisë së Barbados.

Ajo shtoi se do të lejojë "personat të punojnë duke qëndruar jashtë, në vendin e tyre. Puna do të zhvillohet dixhitalisht, në mënyrë që personat të qëndrojnë në vendet ku ata jetojnë".

Mundet, që dy muaj, nëse do të jetë nevoja dhe mundësia për t’u paraqitur fizikisht, të punësuarit të shkojnë në ishull.

Barbados do të mirëpresë udhëtarët e parë nga 12 korriku. Mottley tha në fjalimin e saj, se për të tërhequr vizitorë, Barbados kërkon të afrojë shërbime të klasit botëror.

Turizmi zë drejtpërdrejt 12% të produktit të brendshëm bruto të Barbados, dhe indirekt 40% të aktivitetit ekonomik të ishullit, sipas të dhënave të përpiluara nga Shoqata e Hoteleve dhe e Turizmit në Barbados.

Ishulli gjithashtu është burimi më i madh i vendeve të punës në sektorin privat të ishullit.

Barbados së fundmi ka lehtësuar kufizimet e koronavirusit. Por ka prezantuar distancën fizike prej dy metrash si dhe do të ketë lejojë aktivitete deri në 500 njerëz.

Ka pasur deri tani 98 raste të konfirmuara të Covid-19 në ishull si dhe shtatë vdekje nga virusi, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins./NOA.al