Transmetuar më 10-07-2020, 09:28

Jeanine Anez, Presidentja e Bolivisë, deklaroi se ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit, pasi u prekën tre ministra të qeverisë së saj, ai i Shëndetësisë Eidy Roca, kolegu i minierave Jorge Fernando Oropeza dhe ministri i  Presidencës, Yerko Nunez.

“Kemi punuar të gjithë bashkë në këtë periudhë dhe pas tyre bëra testin edhe unë dhe dola pozitive”, deklaroi Presidentja.

Anez sqaroi se ndihet mirë dhe se do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë, deri kur të bëjë testin e dytë.

Ndërkohë tha se do të vijojë punën online. Deri më tani si pasojë e koronavirusit në Bolivi kanë humbur jetën 1.638 persona dhe janë infektuar 44.113. /a.y/noa.al

He dado positivo a Covid19, estoy bien, trabajaré desde mi aislamiento. Juntos, vamos a salir adelante.

Publiée par Jeanine Añez Chavez sur Jeudi 9 juillet 2020