Transmetuar më 09-07-2020, 16:47

Sotiraq Bratko, një ndër aktorët më të dashur ndër vite për shqiptarët, sapo ka mbushur moshën e pensionit.

Miqtë e tij i kanë uruar pension të mbarë, por duke nxjerrë në pah se çfarë respekti ka shteti shqiptar ndaj vlerave të vërteta të artit, kulturës dhe shkencës.

Dhe mungesa e këtij respekti është ndoshta reflektim i gjendjes ku ndodhet arti dhe kultura sot.

Trajtimi financiar që do të marrë aktori i mirënjohur i shumë e shumë roleve në film e teatër është në një vlerë shumë të ulët, gati qesharake, ose sa 1/3 e naftës që merr dietë në muaj një deputet po aq qesharak i Kuvendit të Shqipërisë.

Një prej miqve të tij, Ilir Jano i ka publikuar aktorit një mesazh urimi në faqen e tij zyrtare të Facebook, ndërkohë që i kërkon të mos mërzitet edhe pse pensioni për atë ka dalë në vlerën e 13.100 lekësh.

“Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirënjohjen e te gjithëve!!!”, shkruan ai.

“Ta gëzosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!"

“Na mbive” ne sy o Tirke… Na mbive në sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, në filmat shqiptarë pothuajse çdo ditë TI, në shfaqjet më të suksesshme të skenës, pothuajse gjithmonë TI, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmonë".

"TI… I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI…dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” përsëri mbetesh TI, me sytë e qeshur dhe buzen në gaz…i buzëqeshur, ndonëse pensioni yt është 13.100 lek, i buzëqeshur, ndonëse “te mëdhenjtë” lart i kanë kursyer titujt për ty…i buzëqeshur, ndonëse “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojnë kur ju duhesh…"

"I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai që rrallë kush behet…je AI që të gjithë te vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit…", i ka shkruar aktorit Sotiraq Bratko  një miku i tij, Ilir Jano.

/NOA.al