Transmetuar më 08-07-2020, 22:13

I prekur nga Covid 19, gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, tregoi situatën më të fundit të tij dhe familjes.

Ai thotë se gjendja e tij është e mirë, por  prej 5 ditësh, babai është në gjendje kome, ndërsa bën apel që të mbahen maskat dhe distanca.

Buzhala, pasi jep disa sugjerime, parashikon se kjo pandemo do të zgjasë për një kohë të gjatë.

"E kam thënë edhe një ditë tjetër, ky vit është Viti i Mbrapshtë, e jo ai që ka thënë Kadareja", u shpreh Berat Buzhala.

Reagimi i plotë i Berat Buzhalës:

"Edhe po tutna, e edhe po pritoj me dalë, ndonese kanë kalu tashmë ma shumë se dy javë prej kur jam testu pozitivisht me Covid. Fatkeqësisht nuk kam qenë i vetmi në familje që pata dalë pozitiv, e fatkeqësisht ka prej nesh që ende nuk po munden me i nxjerr kambët prej kësaj beteje të gjatë, të lodhshme, e të mërzitshme. E kam fjalën për babën. Gjendja e tij vazhdon me qenë kritike, është në koma që 5 ditë.

Çka po du me thanë është kjo: Mbani ato maska, mbajeni distancën, e mbajeni edhe higjienën. Sikur të rikthehej gjendja siç ka qenë para dy javësh kisha premtu që do ta kisha mbajtë maskën per pjesen tjeter të jetës. Mirëpo ajo nuk kthehet tashme, krejt çka mundemi me bo eshte me parandalu raste tl tjera, me parandalu me shume fatkeqesi dhe me shume rënie te shtetit.

Kjo lufte nuk do te zgjasë edhe disa dite, e as edhe disa jave. Do te zgjasë edhe disa muaj, kurse ne së bashku do të mund ta krijojme nje realitet te ri dhe te përkohshëm, por që na mbron prej shumë dramave familjare.

Une jam i bindun që në një tl ardhme jo shume të largët prapë kemi me pase mundësi me ndejt truç me njani-tjetrin, me kcy në valle si të dalldisun, ama nuk kemi me pasë mundësi me i pas afër vetes ata që prej pakujdesisë tonë nuk i kemi afer vetes.

E kam thane edhe nje dite tjeter, ky vit eshte Viti i Mbrapshte, e jo ai qe ka thanë Kadareja.

p.s.

Në pamundesi me ia thane te veshi, po kam nevoje me ia thane qitu babës se nuk ka gajle që i ke pas prishl krejt mollat e dardhat me helm. Kisha pasë qef me prishë hala….

/NOA.al