Transmetuar më 08-07-2020, 18:25

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka akuzuar ministren e Shëndetësisë se ka gënjyer për testet serologjike për mjekët.

Vasili publikon një video të ministres Manastirliu, e cila ka thënë në emisionin “Open” se deri në 29 qershor janë kryer mbi 8 mijë teste serologjike.

Ndërkohë sot, ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e përditësuara, ku thuhet se në total janë kryer 4 mijë e 10 teste serologjike.

Statusi i Vasilit:

Po pse gënjen Ministrja e Shëndetësisë xhanëm ???(VIDEO).

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu më 29 qershor ne Emisionin OPEN të gazetares Eni Vasili deklaroi:

"Kemi filluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analiza serologjike”.

Sot me 8 korrik, vete Ministria e Shendetesise, pas nente ditesh, deklaron se jane bere vetem 4010 testime serologjike,

ose gjysma e asaj, që tha Ministrja në 29 qershor.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)

TESTIME TOTALE 30647

TESTIME MOLEKULARE 26637

TESTIME SEROLOGJIKE 4010

Pse gënjen Ministrja Manastirliu?

Ja kërkon Rama?

E gënjejnë vartësit?

Apo kaosi mbretëron dhe rëndësi ka të shprazen shifra si të vijnë, boll të gënjehen njerëzit dhe të shtyhet edhe një ditë propagande.

Video e meposhtme provon gjithçka. /k.k/noa.al/