Transmetuar më 08-07-2020, 17:36

Askush nuk është imun ndaj koronavirusit, ndaj kujdesi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

Maska është një ndër elementët mbrojtës, për vete por edhe për të tjerët.

Një biznesmen nga India ka habitur të gjithë pasi pagoi 5 mijë dollarë për një maskë prej ari të pastër. Ai është i bindur se nëse e përdor këtë maskë ari, nuk do preket nga koronavirusi.

Artizanëve i është dashur rreth 60 gram ar dhe rreth 8 ditë kohë për ta përgatitur.

“Unë e dua arin dhe jam shumë i lumtur me bërjen e kësaj maske. Është një maskë e hollë dhe ka vrima të vogla, kështu që nuk po ndeshem me ndonjë problem me frymëmarrjen.

Kudo ku të shkoj, njerëzit më ndalojnë për selfie. Ata janë të befasuar të më shohin duke u zgjuar me një maskë ari. Janë kureshtarë të dinë nëse është ari i vërtetë”, u shpreh biznesmeni Shankar Kurade.