Transmetuar më 08-07-2020, 10:25

Në afatgjatë Kina përfaqëson kërcënimin më të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është kjo bindja e kreut të FBI, Cristopher Wray, sipas të cilit vjedhja e informacioneve amerikane nga ana e qeverisë kineze, po zhvillohet në një shkallë kaq të madhe saqë rastet e dyshuara të spiunazhit të lidhur me Kinën,

tani përbëjnë pothuajse gjysmën e atyre, rreth 5000, të identifikuara nga agjencia në mbarë botën.

Wray foli duke ndërhyrë në një event të organizuar nga Hudson Institute, në Washington, ku shigjetoi rivalin aziatik. /a.y/noa.al